Shtyhet për disa minuta mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita përplaset me maxhorancën
Është ndërprerë për 5 minuta seanca në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet heqja ose jo e imunitetit të Arben Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.
Opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por ka pasur replika nga ana e maxhorancës.Deputeti Ervin Salianji mësohet se i është drejtuar deputetes së PS Ermonela Felajt duke i thënë se është në konflikt interesi dhe ndaj e kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura.
Në këtë moment është kërkuar dhe ndërprerja e mbledhjes për 5 minuta. Kujtojmë se vetë Ahmetaj nuk merr pjesë në mbledhje, por do të përfaqësohet nga avokatët e tij.
Debati Felaj-Bardhi: Emri jot është në provat e SPAK
Gjatë debatit të ashpër mes Gazmend Bardhit dhe Ermonela Felaj nëse seanca duhet të zhvillohej e hapur për publikun apo jo, sekretari i përgjithshëm i PD dhe kryetari i Grupit Parlamentar i është përgjigjur fyerjeve të deputetes socialiste Felaj duke i kujtuar se emri i saj është në dosjen e sjellë nga SPAK
“Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë sepse emri yt është në dosje. Lëri njerëzit të kuptojnë që ti njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi!” u shpreh Bardhi në debat e sipër
Bardhi: Mazhoranca ka frikë që shqiptarët të mësojnë të vërtetën për inceneratorët. Mazhoranca po ndihmon Ahmetaj që të arratiset dhe SPAK mos ta kapë atë.
Bardhi pyet SPAK: A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri; mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë?
