Maliqi takim me banorë të Lapardhasë:Më i motivuar se kurrë më parë kundra padrejtësive. Kuçova do t'i kthehet qytetarëve
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në bashkinë Kuçovë ka zhvilluar një takim me banorë të fshatit Lapardha të Beratit.
Ai shprehet i bindur se do të fitojë betejën e tij politike pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit.
"S’ka kthim pas! Takim mirënjohës në Lapardha Berat. Mirënjohje për fitoren që i dhanë kandidatit Dr. Zija Ismaili dhe për çdo fitore e mbështetje që më kanë dhënë që nga 2005! Së bashku do të ndryshojmë, zhvillojmë edhe më shumë Lapardhanë dhe ish-Komunën Otllak. Do të shkojmë nga fitorja në fitore në çdo betejë politike. Me ju dhe për ju në çdo sfidë në çdo vështirësi me mbështetje Lapardhaja me mbi 6000 banorë dhe me mbi 4000 votues.
Krenar për ju dhe sa të kem fuqi dhe mundësi do të mbetem zëri juaj me vepra si gjithmone.Lapardha-Qereshnik-Lumas-Perondi-Kozare-Kuçovë, mbi 30 mijë votues, zona ku na është dhënë dhe do na japet fitore. Së shpejti, punë e palodhur në Berat-Dimal-Poliçan e Skrapar. S’ka kthim pas! Më i motivuar se kurrë më parë kundra padrejtësive! Bashkia Kucove do ju kthehet qytetareve,vota e lire do mbrohet ne gjithe qarkun Berat dhe mbare vendim,me mobilizim,organizim,kurajo dhe perballje .Mirënjohje!"