Açka-Ballës: Ndejta në Shqipëri se doja unë, bëjeni vendin më të bukur për të penguar largimin e studentëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2023, 10:45
Deputetja Flutura Açka i është përgjigjur Taulant Ballës, duke thënë se po i bëhet kurth nga Kuvendi sepse nuk ishin njoftuar për diskutim për studentët e mjekësisë dhe nuk janë të përgatitur. Ndër të tjera u shpreh se u kthye nga emigracioni për interesat e saj, jo sepse Shqipëria u bë vend më i mirë.
“Keni ardhur i përgatitur me letra Balla. Ne s’jemi përgatitur se nuk e dinim. E shoh si kurth që po bëhet. Balla s’ka qenë i shqetësuar kur janë mbyllur shkollat. S’keni marrë asnjë masë. Thashë pse projektligji duhet të bëhet i përshpejtuar. Balla s’kam ndejtur në Shqipëri se e keni bërë ju më të bukur por se ashtu kam dashur unë. Bëni Shqipëri të bukur e s’kanë nevojë studentët të largohen”, tha Açka.

