Turi ballkanik, Rama poston foton nga Prishtina: Vazhdojmë drejt Sarajevës

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një foto, ndërsa njofton se do të niset drejt Sarajevës në ditët e dytë të takimeve në kuadër të turit ballkanik.

Në një mesazh që vjen nga Prishtina, Rama bën një përshëndetje për Kosovën.

“MIRËMËNGJES 
dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, shkruan Rama.

Dje Rama turin e vizitës e nisi në Maqedonia e Veriut dhe më pas udhëtoi drejt Prishtinës, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarinin Konjufca.