Osmani: Me Ramën diskutuam agjendën ndërkombëtare, Samitin e NATO-s & Procesin e Berlinit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2023, 17:59
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka publikuar një foto nga takimi me kryeministrin Rama ditën e sotme në presidencë.
Ajo shkruan se u diskutuan proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s & Samitin e Procesit të Berlinit.
Osmani: Me KM Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s & Samitin e Procesit të Berlinit. Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në të mirë të qytetarëve tanë & në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.

