Turi ballkanik, Rama mbërrin në Shkup, pritet të takohet më Kovaçeskin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup në kuadër të turit të takimeve në Ballkan.

Në Shkup ai do të zhvillojë një takim me homologun Kovaçevski.

Kryeministri e nisi turin me Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku edhe do të kalojë natën. Të premten do të udhëtojë për në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë.

Në axhendën e zbardhur në orën 11:00 është parashikuar që kryeministri Rama të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaceski në një takim ‘tete a tete’. Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një konferencë për shtyp me Kovaçeskin.