BE, pajisje moderne mjeko-ligjore për Policinë e Shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2023, 19:08
Policia shqiptare do të punojë me pajisje moderne mjeko-ligjore që do t’i ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar.
Këto pajisje u dorëzuan sot nga projekti i financuar nga BE-ja, EU4FOCAL dhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.
Policët e Institucionit të Mjekësisë Ligjore janë trajnuar edhe për programin e bazës së të dhënave të ADN-së (CODIS), i cili mundëson identifikimin e personave të përfshirë në krime.
BE-ja është e angazhuar të mbështesë Policinë e Shtetit në forcimin e bashkëpunimit të saj me agjencitë ligjzbatuese të BE-së.
