UMSH merr “pasaportë” të BE-së, certifikohet për standardet e cilësisë nga Komisione Evropian
Universiteti mesdhetar i Shqipërisë është certifikuar për standardet e cilësisë nga komisioni evropian duke u bërë i pari institucion i arsimit të lartë me këtë vlerësim!
Universiteti mesdhetar i Shqipërisë është i pari institucion i arsimit të lartë që certifikohet nga komisioni evropian. Lajmin e bëri me dije presidenti i këtij universiteti akademik, prof. Dr Anastas Angjeli
“Ky certifikim na bën të ndjehemi krenarë për vlerësimin e marrë përsa i përket pjesëmarrjes, standardeve, cilësisë dhe mundësive për studentët dhe stafin akademik shqiptar në programin Erasmus+. Dhënia e kësaj certifikatë është me të vërtetë një pasaportë që i jepet universitetit mesdhetar të Shqipërisë, si një ndër universitetet në rajonin e Ballkanit. Në këto 15 vite kjo është arritur, falë veprimtarisë së tij në fushën e edukimit në arsimin e lartë cilësisë dhe standardeve që ky universitet ka aplikuar dhe aplikon në këtë fushë, falë punës dhe përkushtimit të stafit shkencor, falë pjesëmarrjes aktive në programin Erasmus dhe projekteve falë këtij programi, ku disa herë edhe lider i këtyre projekteve, përveçse partner.”
Drejtuesit e tjerë të UMSH shpjeguan çfarë përfitimesh do të kenë studentët nga ky certifikim .
“Ky akreditim mundëson gjithashtu zgjerimin e rrjetit të partneritetit të universitetit mesdhetar me të tjera universitete evropiane dhe më shumë mundësi për studentët"
Me këtë certifikim çdo kredit që fiton një student i UMSH-së do të njihet njësoj edhe ne vendet e bashkimit evropian.
Ky lloj certifikimi shërben si dokument akreditimi përsa i përket standardeve dhe cilësisë së IAL-ve në pjesëmarrjen e tyre në programet e be-së dhe një tregues i qartë i standardeve evropiane që aplikohen në UMSH ashtu si në të gjitha universitetet e vendeve anëtare të bashkimit evropian.
