Dyshime se ndodhej në banesë, policia ushtron kontrolle në shtëpinë e "Rrumit'

Një informacion se Aleksandër Laho i njohur ndryshe me nofkën “Rrumi” ndodhej në banesën e tij, ka vënë në lëvizje policinë e Durrësit e cila ka ushtruar kontrolle në banesën e këtij të fundit.

“Rrumi” rezulton i shpallur në kërkim pasi ndaj tij janë vendosur dy urdhër arreste, konkretisht një nga Prokuroria e Durrësit dhe një tjetër nga SPAK.

Aksioni për kontrollin e banesës së tij është ndërmarrë pas sinjalizimeve se i shumëkërkuari ‘Rrumi’ ndodhej në shtëpi.

Policia ka shoqëruar vëllanë e tij Vullnet Muharremi, por më pas është lënë i lirë.