Djegia e fushës së mbetjeve, IKMT gjobit Bashkinë Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2023, 12:32
IKMT ka gjobitur Bashkinë e Vlorës me 1 milionë lekë te rinj pasi fusha e mbetjeve u përfshi nga flakët duke mbuluar të gjithë zonën me tym të zi.
Prej dy ditesh forcat zjarrfikëse ishin në betejë me zjarrin ndërsa dyshohet se ishte i qëllimshëm.
Ishin banorët ata që u shprehën se kjo situatë është e përsëritur dhe mendojnë se zjarri u vu nga dora e njeriut me qëllim.
Teksa Vlora përballet me këtë emergjencë mjedisore që dyshohet e qëllimshme, në mesin e sezonit turistik ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Kjo nuk është hera e parë që fushës së mbetjeve i vihet flaka duke shkaktuar ndotje masive në qytet.


