KLGJ: Harta e re gjyqësore uli 6 herë kohën e dosjeve në Apel. Vakancat nga Vettingu, stok dosjesh
Vonesat e proceseve gjyqësore dhe hetimeve u ngritën si shqetësime gjatë raportit të KLGJ e KLP në Kuvend! Ministri Ulsi Manja duke theksuar se në qeli ka më shumë të paraburgosur se të dënuar, ndaj kërkoi ndryshim të politikës së ndjekjes penale. Gazmend Bardhi në emër të opozitës foli për problematika me emërimet në sistemin e drejtësisë
Vonesat e proceseve gjyqësore dhe hetimeve u ngritën si shqetësime gjatë raportit të KLGJ e KLP në Kuvend! Ministri Ulsi Manja duke theksuar se në qeli ka më shumë të paraburgosur se të dënuar, ndaj kërkoi ndryshim të politikës së ndjekjes penale.
Gazmend Bardhi në emër të opozitës foli për problematika me emërimet në sistemin e drejtësisë.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami gjatë raportit të punës për vitin 2022 në Kuvend tha se zbatimi i hartës së re gjyqësore ka dhënë efektet e para pozitive!
Si shembull dha uljen deri në 6 herë të kohës që duhet për trajtimin e një çështje në Gjykatën e apelit.
E pyetur nga demokrati Gazmend Bardhi pse mbahen e fshehur zgjedhja dhe verifikimi i kandidatëve për gjyqtarë, Llagami, tha se i mbyllur është vetëm procesi i verifikimit të figurës së kandidatit. Për këtë procedurë iu referua ligjit.
Kreu i Këshillit të lartë të Prokurorisë në raportin vjetor thekson se vakancat e prokurorëve të shkaktuara nga Vettingu kanë shkaktuar vonesa në hetim!
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së zyrtare, Gazment Bardhi duke konfirmuar mbështetjen për çdo ndryshim që rrit efikasitetin e Reformës në drejtësi, por jo favorizimet për anëtarët e KLP/KLGJ.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas raportit të institucioneve të drejtësisë tha se është koha për një ndryshim të mentalitetit të ndjekjes penale.
