“Unë jam Bill Clinton i Kosovës”, disa të rinj surprizojnë ish-presidentin e SHBA-ve me emrin e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2023, 20:15
Disa të rinj dhe të reja nga Kosova kanë surprizuar sot ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.
Ata janë prezantuar duke treguar se mbajnë mbiemrin e tij si emër, ndërsa disa të reja mbajnë emrin e bashkëshortes së tij, Hillary.
Ata janë shprehur se ndihen krenar që emri i tyre lidhet me mbiemrin e tij, duke e falënderuar për atë çfarë ka bërë për Kosovën.
“Fale jush ne jemi të lirë sot”, u shprehën disa prej tyre.
“Unë jam Bill Clinton Krasniqi dhe vij nga Mitrovica. Jam krenar që kam emrin tuaj dhe jam Bill Clinton i Kosovës”, u shpreh një prej tyre. Këto mesazhe janë pritur me emocion dhe buzëqeshja nga ish-presidenti Clinton.
