Fotolajm/ Në ceremoninë e mikpritjes së Clinton-it në Kryeministri i pranishëm edhe Lulzim Basha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2023, 18:37
Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton ka nisur vizitën e tij zyrtare sot në Shqipëri, ku do të qëndrojë gati 24 orë.
Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, në orën 19:00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Por në këtë event janë parë edhe shumë eksponentë të opozitës me tyre edhe ish kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Ai është ulur bashkë me opozitarët e tjerë, duke pritur që Rama të dalë bashkë me ish-presidentin amerikan në konferencë.
