Atentati i tretë ndaj Gentian Bejtjas, ish-policit me precedentë i vrasin kunatin dhe i plagosin dy djemtë e mitur
Gentian Bejtja, një person me precedent dhe lidhje të dyshuara kriminale besohet se ishte objektivi i atentatit ku mbeti i vrari kunati i tij dhe i biri u plagos. Ngjarja u shënua pas mesnate në oborrin e banesës së 42 vjecarit në fshatin Larushk të Krujës. Ekzekutorët besohet se ishin të paktën tre persona dhe sulmuan me breshëri sapo Gentian Bejtja dhe familjarët e tij dolën nga makina dhe po hynin në shtëpi
Ora 10:09 Vrasja në Krujë/ Djali i Gentian Bejtjes në reanimacion, i plagosur dhe djali tjetër 10 vjeç
Ora 07:56 Vrasja në Krujë/ Kush është Gentjan Bejtja, shënjestra e dyshuar që i shpëtoi dy herë atentateve
Gentian Bejtja, një ish polic me precedente penalë dyshohet se ishte objektiv i atentatit me armë zjarri, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina, 46 vjeç dhe u plagos i biri A. Bejtja.
Familja u sulmua në oborrin e banesës në fshatin Larushk sapo zbritën nga makina.
Dyshimet janë se ekzekutorët i kanë ndjekur lëvizjet e 42 vjecarit Bejtja dhe nuk nguruan ta qëllojnë edhe në prani të fëmijëve.
Ramazan Sino humbi jetën për pasojë të plagëve, ndërsa nipi i tij i mitur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
I plagosur ka mbetur edhe djali tjetë i Bejtjes 10 vjecar.
Autorët, që nga të dhënat e para besohet se ishin të paktën 3 persona qëlluan me breshëri arme zjarri të dyshuar kallashnikov nga një distancë e largët.
Makina që besohet se u përdor për atentatin u gjet e djegur pranë Lapidarit të Tapizës disa minuta pas krimit në Larushk.
Prej aty, ekzekutorët kanë humbur gjurmët dhe kontrollet e policisë lokalë nuk dhanë rezultate të menjehërshme.
Bejtja, një ish-punonjës i policisë së burgjeve, është i njohur për të shkuarën kriminale dhe konfliktet e krijuara me anëtarë të grupeve kriminale në zonën e Fushë Krujës.
Ai i ka shpëtuar dy atentateve të mëhershme.
Më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja mbeti i plagosur u sulmua me breshëri automatiku ndërsa uidhëtonte me makinë në zonën e Niklës, bashkë me Klodian Stafukën.
Atentati mbeti i pazbardhur. Më herët në vitin 2016, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati me eksploziv në makinë. Ai ka qenë i hetuar për krime undër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.
Gentian Bejtja njihet si miku i ngushtë i Enver Stafukës, ky i fundit zhdukur në vitin 2015, pasi u rrëmbye nga persona të veshur si policë. Ata dyshoheshin se siguran makinën që u përdor vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

