Vlorë/ 40 vjeçari me probleme mendore plagos me thikë kunatin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2023, 14:28
Plagoset me thikë një 37-vjeçar në Vlorë.
Ora News mëson se i plagosur ka mbetur shtetasi Rigert Dine.
Nga të dhënat paraprake, raportohet se Dine është goditur me thikë në këmbë.
"Rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij, shtetasin R. D., rreth 30 vjeç.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor," njoftoi policia.
Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.