U godit me thikë nga bashkëshorti 1 muaj më parë, ndërron jetë në spital Marjola Myrtollari

U godit me thikë nga bashkëshorti 1 muaj më parë, ndërron jetë në spital Marjola Myrtollari.

38-vjeçarja, e cila u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës mbremjen e 4 qershorit, e më pas në Tiranë, nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të shkaktuara nga bashkëshorti i saj xheloz, 46-vjeçari Aleko Myrtollari.

U godit me thikë nga bashkëshorti 1 muaj më parë,

Burime bëjnë me dije se motiv i kësaj ngjarje dyshohet të jetë xhelozia. Marjola ka marrë disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa vajza 16 vjeçare ka lajmëruar policinë.

Edhe pse plagosja nuk ka ndodhur në sy të fëmijëve, ka qene vajza e tyre qe e ka gjetur nënën e saj të plagosur.

Sipas të dhënave, çifti i bashkëshortëve jetonin me qera, kishin konflikte për motive xhelozie, ka qenë bashkëshorti që dyshonte te gruaja e tij për tradhëti.

Deshmia e autorit

Në dëshminë e parë në policinë e Korçës pas vetëdorëzimit,  46-vjeçari ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë.

Ai pretendon se i kishte kërkuar gruas të kërkonte për punë, por ajo nuk ka pranuar duke shprehur se duhet që të punojë ai për të mbajtur familjen.

Kjo përgjigje sipas 46 vjeçarit ka qënë arsyeja që konflikti ka agravuar dhe përfundoi në sulm me thikë mbrëmjen e 4 qershorit.

Pasi nxorri fëmijët e mitur nga shtëpia ai qëlloi disa herë bashkëshorten e cila u gjet në gjendje të rëndë nga vajza 16 vjeçare.

46 vjecari u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së martës pas dy ditëve në arrati, ku besohet se u fsheh në banesat e të afërmëve në periferi të Korçës.

Manjola Myrtollari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Tiranës, ku u soll për trajtim të specializuar pasditen e së martës.

Cifti mësohet se kishte jetuar një Tiranë por ishin kthyer në Korçë një muaj më pare, ku jetonin me qira.

Autori që punonte me periudha kohe në Greqi, njihej si përdorues i alkoolit Të paktën 8 gra janë vrarë këtë vit dhe disa të tjera janë plagosur, në krime ky autorë kryesisht kanë qenë bashkëshortët ose të afërm.