Përplasjet në kampin e Manzës, Berisha: Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve të MEK
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një resagimi në rrjetet sociale bën me dije se vazhdon ende presioni policor në kampin e MEK, në Manëz.
Berisha shkruan se presioni policior është në shkelje të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe OKB-së për refugjatët, ku i ka bërë thirrje Këshillit të Evropës të ndërhyjë urgjentisht dhe t’i kërkojë qeverisë shqiptare që të zbatojë detyrimet ndaj refugjatëve.
"Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve të MEK.
Të dashur miq, mediat informojnë se vazhdon presioni policor ndaj Kampit të Muxhahedinëve në Manzë . Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët.
I bëjë thirrje Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët", shprehet në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.



