Kryebashkiakë nën hetim, Laçi: U lëshuan direkt pas zgjedhjeve, e dhanë kontributin e tyre

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në 14 maj, disa kryebashkiakë janë marrë nën hetim nga drejtësia për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Gazetari Dritan Laçi i ftuar në RTV Ora deklaroi se një gjë e tillë po ndodh pas zgjedhjeve pasi u përdorën dhe dhanë kontributine tyre në zgjedhje.

"Vetë kryeministri Rama është i njohur për lëshimin që u bën atyre që i përdor. Fakti që këta po lëshohen direkt pas zgjedhjeve pasi kanë dhënë kontributin e tyre në zgjedhje tregon shumëçka. Nuk më duket çudi edhe pse rasti i Dakos nuk ngjason me rastin e Gjicit kjo për shkak të zhvillimit të ngjarjeve," tha ai.