45 të arrestuarit në Elbasan, me autobus e në Tiranë: Do të qëndrojnë deri sa të dalin në gjykatë

Të arrestuarit e operacionit policor që goditi katër grupe kriminale të trafikut të drogës në Elbasan janë transferuar në Bllokun e Sigurisë në Kryeqytet, ku do të qëndrojnë deri sa të dalin në gjykatë për rivlerqësimin e masës së sigurisë.

Për shkak të numrit të lartë të të arrrestuarve, transferimi u bë me autobus, ndërsa e gjithë procedura u monitorua nga forcat special të policise së Shtetit si masë për të shmangur cdo incident të mundshëm.

Sic tregojnë edhe këto pamje, këmbësor dhe banorët e zonës ku ndodhet blloku i sigurisë mbetën të habitur për pak minuta, për shkak të numrit të lartë të efektive të policisë që mbajtën të rrethuar zonën derisa të githë të arrestuarit u transferuan nga autobusi drejt qelive.

45 persona u arrestuan dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim si pjesë e 4 grupeve kriminale që veproninin në të gjithë qarkun e Elbasanit