"The end"/ Arrestohen 13 shqiptarë në Itali për trafik ndërkombëtar të emigrantëve të paligjshëm
Policia Italiane e Triestes ka zbatuar urdhrin e ndalimit lëshuar nga Prokuroria e Triestes pas një hetimi të koordinuar nga Drejtoria Antimafia, ndaj 13 personave me origjinë kosovare/shqiptare, 10 prej të cilëve banues të përhershëm në kryeqytetin Friulian, e të konsideruar si përgjegjës për krimin ndërkombëtar të trafikut të imigracionit të paligjshëm përgjatë të ashtuquajturës Rruga ballkanike.
Në të njëjtin kontekst investigativ u vunë nën hetim dhe 13 persona të tjerë që i përkisnin të njëjta grupimeve etnike.
Operacioni është ekzekutuar më 26 -27 qershor me koordinimin e Drejtorisë Qendrore kundër Krimit të Policisë së Shtetit dhe me asistencën operacionale të Skuadrave operative të Bolonjës, Rimini, Pesaros, Urbinos dhe Trevisos, Departamentet e Parandalimit të Krimit të Padovës, Bolonjës dhe Reggio Emilia, si dhe të policisë franceze, sllovene, kosovare dhe shqiptare, të aktivizuara nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor përmes zyrave të ekspertëve të sigurisë në Paris, Lubjanë, Prishtinë dhe Tiranë.
Investigime të kryera nga repartet e Seksionit të Krimit të Organizuar dhe Shërbimi Qendror i Operacioneve, filluan në nëntor 2021 e synonin verifikimin e kalimit të çdo makine në Basovizza (Trieste) që mund të përdorej nga individë të përfshirë në trafikun e imigracionit klandestin në ish pikën e kalimit kufitar me Slloveninë (Pesek dhe Basovizza).
Këto hetime paraprake bënë të mundur të evidentoheshin kalime sistematike të automjeteve në momente të caktuara të ditës, e qe vërtetonin dyshimet se ato mund të përdoreshin për transportin e paligjshëm të emigrantëve.
Kjo analizë çoi nisjen e hetimeve në vitin 2022, koordinuara nga Prokuroria vendore - D.D.A., të mbështetura nga aktivitete të natyrës teknike dhe bazuar vëzhgime që operonin si në qytet ashtu edhe përgjatë kufirit me Slloveninë.
U dokumentuan episode të shumta të transportit të paligjshëm të emigrantëve dhe, nga ana tjetër u zbardh aktiviteti kriminal i 26 individëve të organizuar si një i grup i strukturuar në trafikun e imigracionit të paligjshëm.
Nga hetimet e përgjithshme, në fakt, mund të konkludohet se personat e ndaluar kishin krijuar një organizim të vërtetë kriminal me ndarje rolesh, e me hierarki figurash të larta në krye të saj.
Detyrat e çdo anëtari ishin të siguronin shërbimet e transportin e emigrantëve në Itali dhe të plotësonin sipas kërkesave rolet e tyre si dhe me “ndërrime në procesin e punës”.
Për sa i përket mbajtjes dhe ruajtjes së të ardhurave që rridhnin nga veprimtaria e paligjshme, trafikantët kishin krijuar një fond të përbashkët, menaxhimi i të cilit rezultoi se i ishte besuar një gruaje e besuara e organizatës, në lidhje familjare me disa anëtarë të këtij grupimi.
U konstatua se ky grupim kriminal ishte një organizim të mirë strukturuar jo vetëm nga ana burimeve njerëzore, por edhe nga ana e automjeteve. Në fakt, zotëronin një flotë të madhe makinash, disa prej të cilave ishin në pronësi të anëtarëve apo merreshin me qira.

