Aleksis Tsipras jep dorëheqjen nga SYRIZA
Zgjedhjet në greqi përfunduan me konfirmimin e një shumice absolute duke forcuar pozitat e demokracisë së re, por nga ana tjetër opozita është përfshirë në krizë të fortë. Kreu i syrizas Aleksis Tsipras ka dhënë dorëheqjen nga kryesimi i partisë që deri 5 vite më parë ishte në pushtet.
Vendimi vjen pas humbjes së thellë ku arriti rreth 18 për qind të votave në rang vendi një rezultat edhe më i ulët se raundi i parë në 21 maj ku preku kuotat e mbi 20 përqind të totalit. Në deklaratën e dhënë për vendimin Tsipras shprehet se riorganizimi I partisë duhet të nisë menjëherë.
Nevojitet një SYRIZA e re që është një prioritet imediat. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me partinë tonë. Bëhet fjalë për cilësinë e demokracisë sonë, rezistencën ndaj politikave të Demokracisë së Re, frontit të ekstremit të djathtë dhe neofashizmit që ka gjetur vend në parlamentin grek”.
Tsipras shton se në moshën 34 vjeccare u bë pjesë e një partie të vogël të majtë që erdhi edhe në pushtet. Por shton se nuk do të jetë kandidat për kryetar dhe as për poste të tjera. Por shtoi se do të vazhdojë të qëndrojë pranë të zgjedhurve të rinj në këtë forcë politike.
