Mitsotakis: Greqi më të fortë, ekonomia dhe rritja e standardeve të jetës prioritete

Rritja e pagave, përmirësimi i sistemit shëndetësor, jetë më e mirë dhe një Greqi më e fortë janë prioritetet e mandatit të dytë të qeverisë së Mitsotakis në Greqi.  Në mbledhjen e parë të kabinetit, kryeministri Grek i paralajmëroi vartësit se kundërshtarë duhet të kenë vetëm problematikat.

Pas fotografisë zyrtare, Kyriakos Mitsotakis i paralajmëroi anëtarët e kabinetit se i pret një punë e vështirë, ndaj mbledhjen e parë të qeverisë e nisi me urimin “bark të fortë”

Theksoi se asnjë parti më parë nuk ka fituar një mandate të dytë si ata, ndaj edhe përgjegjësinë që kanë marrë e kanë të paprecedentë

“Burrat dhe gratë greke dënuan premtimet e rreme dhe politikat përçarëse, duke miratuar me sjellje të paprecedentë pjekurie që ndërtojnë marrëdhënie besimi, "

Paga më të mira, një sistem shëndetësor më i mirë publik, një shtet më i mirë, një jetë më e mirë në një Greqi më të forte janë katër prioritetet e qeverisë Mitsotakis.

Ministrave u kishte lënë përpara nga një zarf blu, që përmbante 120 reforma, 79 pika për rimëkëmbjen e vendit dhe 959 masa të operacionale në harkun e 4 viteve.

U kërkoi efikasitet dhe të shmangin çdo shenjë arrogancë apo vetëkënaqësie prej pushtetit

“Nuk kemi të drejtë të zhgënjejmë qytetarët që kanë besim tek ne.  Kundërshtarët tanë janë vetëm problemet.”

Në zgjedhjet e 25 qershorit Demokracia e Re siguroi e vetme shumicën në kuvend, por Mitsotakis theksoi se vendi mund të kishte qeveri të re që në maj

“Nuk harroj që vendi do të kishte pasur tashmë një qeverisje të vetë-mjaftueshme që në maj nëse nuk do të ndërhynte aventura e proporcionalitetit të thjeshtë, një eksperiment jashtëzakonisht negativ, ”

Duke iu referuar partive të krahut të majtë që do ti bëjnë opozitë, kryeministri Grek tha se formacionet e shumta në parlament nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht pluralizëm demokratik.

“Shumë formacione nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht pluralizëm demokratik, por shpesh formojnë një kakofoni politike. Por Republika di të mbrojë veten ”

Projektligji i parë i qeverisë Mitsotakis do të jetë për reformimin e administratës shtetërore me qëllim për ta bërë më efikase tha Mitsotakis, ndërsa i dytë lidhet me angazhimet financiare.