VIDEO/ U shfaq me bluze me mbishkrime nacionaliste, Policia e Kosovës ndalon djalin e presidentit serb
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2023, 20:21
Sot, djali i presidentit të Serbisë Aleksadar Vuçiç, Danilo Vuçiç, ka marrë pjesë në festën e Vidovdanit, që është mbajtur këtë vit në Graçanicë.
Në këtë festë të serbëve, ai u pa me një mbishkrim nacionalist në bluzën e tij, ku shkruhej se “dorëzimi nuk është opsion”.
Në video e publikuar shihet se është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë kthimit për në Serbi dehe i është kërkuar ta largojë bluzën e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë.