Tensionet me Serbinë, Kurti viziton Mitrovicën e Veriut, shoqërohet nga ministri Sveçla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2023, 18:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot (e mërkurë) ka qenë për vizitë në territorin e veriut të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se kryeministri Kurti vizituar Policinë e Kosovës në atë pjesë.
Elshani nuk tregoi se në cilin vend saktë ka qenë vizita e kryeministrit në veri.
Elshani theksoi se kryeministri Kurti në veri ka qenë i shoqëruar me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Kryeministri Kurti ka qenë për vizitë në territorin e veriut të Mitrovicës. Ka qenë i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla”, theksoi Elshani.
