Gjykata rrëzon planin e qeverisë britanike për emigrantët: S’ka siguri në Ruandë, reagojnë zyrtarët: Jemi vend shembullor
Një gjykatë apeli në Britani ka vendosur kundër qeverisë në planin e saj për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë, për ta pritur vendimin për azilin. Qeveria e Rishi Sunak, ka thënë se do ta apelojë vendimin, ndërsa Liberal Demokratët e përgëzuan gjykatën, ndërsa i bënë thirrje qeverisë që ta zbatojë vendimin dh eta hedh poshtë planin e Ruandës.
Emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe kanë fituar një beteje të rëndësishme në ëndërrën e tyre për të jetuar atje.
Gjykata e Apelit rrëzoj kërkesën e qeverisë britanike që emigrantët e paligjshëm përfshorë shqiptarët që kërkojnë azil të dërgohen në vendin afrikan për të pritur përgjigjen e cila mund të zgjasë nag disa muaj në disa vjet.
Gjykata argumentoj, se përkundër vedimeve të qeverisë, Ruanda nuk është një vend i sigurtë dhe kësisoj Britania nuk duhet dhe nuk mund të dërgojë atje azilkërkuesit.
Vendimi i gjykatës u prit mirë Nga Liberal demokratët, të cilët i bënë thirrje sekretares së brendshme Suella Braverman, që të "pranojë realitetin" mbi planin e Ruandës.
Një zëdhënës i partisë tha se “Jo vetëm që plani i azilit të Konservatorëve në Ruandë është i pamoralshëm, i paefektshëm dhe tepër i kushtueshëm për taksapaguesit, por edhe Gjykata e Apelit tani ka thënë se është gjithashtu i paligjshëm.
Nga ana tjetër Kryeministri Rishi Sunak ka thënë përmes një deklarate se qeveria do të kërkojë të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar
Rishi Sunak tha se ai respekton vendimin e Gjykatës së Apelit mbi politikën e Ruandës, por "nuk u pajtua thelbësisht" me konkluzionet e saj.
Kryeministri tha se ai "beson fuqishëm" se Ruanda është një vend i sigurt.
Plani i Sunak për apelimin e vendimit mund të zgjasë disa muaj, ndërsa Britania e Madhe mund të presë një valë tjetër emigrantësh që arrijnë në brigjet e saj me varka të vogla nga Franca këtë verë.
