Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Prokuroria jep pretencën: 25 vite burg për Arbër Paplekajn
Arbër Paplekaj, ish-efektivi i repartit special RENEA që u përfshi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, rrezikon të dënohet me 25 vite burgim.
Kjo masë dënimi është kërkuar ditën e sotme nga prokurori Mustafa Turku, i cili gjatë leximit të pretencës, i kërkoi gjykatës së Elbasanit, deklarimin fajtor dhe dënimin me 25 vite burgim të Arbër Paplekaj, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave.
Gjatë gjithë seancave gjyqësore Paplekaj nuk ka pranuar akuzën e prokurorisë, duke pretenduar se në kushtet ku ndodhej, ka qëlluar për tu vetëmbrojtur.
Prokuroria kërkon 25 vite burgim për ish-efektivin e RENEA Arbër Paplekaj dhe dy vite shërbim prove për dy ish-zv/drejtorët e policisë së Elbasanit Albert Nushi.
Dy vite shërbim prove është kërkuar dhe për ish-zv/drejtorin Nikollaq Palla.
Njëherësh në këtë process gjyqësor mjaft të polemizuar nga politika dhe media, prokuroria kërkor deklarimin fajtor dhe dënimin me 2 vite shërbim prove, për dy ish-nën/drejtorët e policisë.

