Rrëfehet "spiunia" ruse e arrestuar në uzinën e Gramshit: Në burg na u mohuan një sërë të drejtash, s'na lejuan të flisnim me ambasadën

Pak javë pasi gjykata e liroi nga burgu për incidentin në Uzinën e Gramshit, ka reaguar shtetasja ruse Zvetlana Timofeva. Ajo bën një kronologji të të gjithë ngjarjes, që nga moment si u gjend në Shqipëri dhe deri të arrestimi. Pretendon se është detyruar të firmosë një dokument sipas së cilit ajo punon për llogari të shërbimeve sekrete.

Rusja Svetlana Timofeeva që u arrestua nga policia në uzinën e Gramshit, ka reaguar pak javë pasi u lirua nga Gjykata. Përmes rrjeteve sociale ajo tregon se si u gjet në Shqipëri me ftesë të një miku të saj.

Atë çfarë ndodhi me autoritetet policire e quan absurde, dhe se në Shqipëri kishte ardhur për të vizituar objektet e braktisura.

“Në pranverën e vitit 2022, një miku im, që studionte në Republikën Çeke, po planifikonte një udhëtim veror nëpër Ballkan dhe më ftoi të shkoja së bashku. Plani i tij ishte të udhëtonte me biçikletë, por unë nuk pranova, pasi kam pak përvojë në kalërimin e një kali me dy rrota përtej parkut më të afërt. Në gusht, ai e përsëriti ftesën e tij, por këtë herë më ftoi të vija ose të fluturoja vetëm në Shqipëri (dhe vetëm për pesë ditë), ku kishte gjetur shumë vende të braktisura që as unë nuk kisha qenë kurrë më parë," tha ajo.

Ajo pretendon se është detyruar nga autoritetet shqiptare që të firmosë një dokument ku thuhej se punonte për inteligjencën e huaj.

"Sepse policia nuk donte të besonte interesin tonë të vërtetë për vendet e braktisura, duke këmbëngulur që ne të nënshkruanim pothuajse rrëfimet se po punonim për inteligjencën e huaj. Rrëfimet e bëra në shqip pas një marrjeje në pyetje që nisi gati 20 orë pas arrestimit dhe u krye në gjuhën angleze. E drejta për një telefonatë? E drejta për një përkthyes? E gjithë kjo është e panevojshme, këtu, firmosni këtu dhe ne do t'ju lëmë të shkoni. Nuk dëshiron? Në rregull, le të presim edhe disa orë," tha ajo.

Incidenti në Uzinën e Gramshit u regjistrua në 20 gusht të vitit të kaluar ku u sulmuan me spraj edhe dy rojet e sigurisë. Për rastin fillimisht u arrestuan katër persona, të cilët më pas u lanë të lirë nga gjykata.