"Kokainë e heroinë" FNSH dhe Policia e Shtetit kontrolle në Elbasan për një grup droge, firmosen 50 urdhërarreste (PAMJE)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2023, 08:02
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.
Në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit ata kanë zhvilluar kontrolle në disa zona të qytetit për një rrjet trafiku droge të llojit heroinë dhe kokainë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se nga kontrollet janë firmosur 50 urdhërarreste.
Këta persona shpërndanin kokainë, heroinë dhe hashash në Elbasan pranë gjimnazeve, universitetit dhe në lokale e cepa pallatesh.
Ajo që ra në sy ishte numri i lartë i FNSH.
