VIDEOLAJM/ Dy muxhahedinë i ofrojnë për të ngrënë efektivëve të policisë në MEK, ata i refuzojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2023, 10:30
Një pikë kontrolli polici është instaluar pranë kampit të muxhahedinëve të "MEK" në Manzë, ç'ka prej orëve të mbrëmjes së kaluar kanë nisur edhe veprimet për kontrollin kryesisht të automjeteve që futen dhe dalin nga kampi.
Ndërkohë kamera e Ora News ka filmuar momentin kur dy të moshuar muxhahedinë u kanë ofruar efektivëve të policisë për të ngrënë, cka një prej tyre e ka refuzuar.
Pika e kontrollit thonë burime, do të jetë e instaluar të paktën deri në muajin gusht, ndërsa ky veprim vjen pas ngjarjeve të disa ditëve më parë, ku me urdhër të SPAK u bënë kontrolle dhe sekuestrime, gjë e cila shkaktoi edhe tensione mes policisë dhe banorëve.

