Pikë kontrolli në kampin e muxhahedinëve në Manzë, do të kontrollojë mjetet që hyjnë e dalin
Policia është rikthyer sërish pranë kampit të muxhahedinëve në manëz. Këtë radhë efektivët nuk janë furut brenda ambienteve të MEK por janë vendosur pranë hyrjes si një pikë kontrolli për personat që hyjnë dhe dalin në të
Burimet kanë bërë të ditur se masa do të jetë e përkohshme dhe pritet të hiqet në shtator. Por pa një përcaktim zyrtar për këtë.
Ndryshe nga ndërhyrja e datës 20 qershor kur Policia dhe forcat speciale u pritën me protesta dhe përplasje nga muxhahedinet, këtë të enjte nuk pati rezistencë. Madje nuk munguan momentet kur dy prej anëtarëve të kampit u shpërndanë ëmbëlsirave bluve që qëndronin në një furgon e në një makinë.
Nga ana tjetër mësohet se vendosja e pikës së kontrollit është bërë për të eliminuar rreziqe të mundshme ndaj kampit, por po ashtu dhe për të mos lejuar aktivitete që shkelin ligjin apo futja në të të personave të kërkuara.
Përfaqësuesit e Organizatës së Muxhahedinëve u vendosen në Shqipëri në vitin 2014 pas një marrëveshje për qëllime humanitare. Përgjatë viteve numri I tyre në shqipëri ka arritur në rreth 3 mijë.
