E rëndë në Sarandë, makina përplas motoçikletën, ndërron jetë drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, pasi një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Mësohet se si pasojë e goditjes që ndodhi në zonën e Qafë-Gjashtës ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.

"Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford" me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K. Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale." - njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.