“Më ka humbur mbesa”, gjyshja ‘ngre në këmbë’ policinë, nis puna për gjetjen e 15-vjeçares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2023, 13:45
Një 62-vjeçare ka kallëzuar largimin e mbesës së saj të mitur 15-vjeçare. Policia e Tiranës është duke punuar për gjetjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja L. D., 62 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa mbesa e saj e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
