Festohet Kurban Bajrami/ Besimtarët falën Namazin në shesh, qytetarët urojnë për sa më shumë harmoni
Që në orët e para të mëngjesit të s mërkurës, besimtarët myslimanë u mblodhën në sheshin Skëndërbej për të falur së bashku Namazin. Mes urimesh qytetarët bëjnë thirrje për sa më shumë paqe e harmoni mes njëri tjetri.
Sheshi “Skënderbej” është plot energji dhe entuziazëm. Besimtarët janë mbledhur për të falur namazin në ditën e Kurban Bajramit.
Falja e Namazit nisi në orën 06:00
Në shesh për të falur namazin ishin grupmosha të ndryshme.
Berat Elezi së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten vendosën të vijnë nga Gjilani në Tiranë për të falur namazin, dhe për ndjerë nga afër atmosfërën e festës në kryeqytetin shqiptar.
“Kam ardhur mbrëmë nga Gjilani me bashkëshorten dhe fëmijët dhe kam ardhur enkas për ceremoninë e faljes së Bajramit dhe që të kem përjetime dhe emocione se si është falja në vende të hapura dhe publike, dhe sheshe. Çdo falje që është bërë këtu në sheshin e Tiranës e kam përcjellë përmes televizionit, por përjetimi nga këtu është tepër i fortë dhe i madhe”, thotë ai.
Besimi i fortë kishte sjellë dhe fëmijë, të cilët uruan për sa më shumë dashuri.
“Gëzuar Kurban Bajrami”, ishte urimi i fëmijëve nga sheshi “Skënderbej”.
Kurban Bajrami është festa e dytë më të rëndësishme e myslymanëve pas Fiter Bajramit.




