“Dëgjova krismat, nuk pashë gjë”, banori flet pas plagosjes në Vlorë: Një person bërtiti

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vlorë mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në një zonë jo të njohur për kriminalitet.

Sa i perket dinamikes, ngjarja ka ndodhur në një lokal dhe më pas autori është larguar, teksa personi i plagosur është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë një banor i lagjes ka folur për mediat duke treguar se kishte dëgjuar krismat dhe kishte dalë në rrugë.

“Nuk pashë gjë, kanë qenë brenda. Unë isha lart në pallat. Vetëm dëgjova krismat, 3 a 4. Një sikur bërtiti, iku me vrap, lëvizi. Nuk i njoh personat përfshirë”, tha banori.

Policia ka rrethuar zonën, teksa pritet të marrë në pyetje personin e plagosur për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorin./BW