EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset 33 vjeçari (Pamje)
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Pavarësia".
Burime për Ora News bëjnë me dije se dyshohet për një të plagosur.
I plagosuri është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka rrethuar zonën.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Tonin Ramaj (Hosaj), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
