E rëndë në Tiranë, i riu i vë flakën vetes me benzinë tek Kthesa e Kamzës/ EMRI
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 12:17
Një i ri i ka vënë flakën vetes sot afër një qendre tregtare tek kthesa e Kamës.
"Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi Ervis Marku, 31 vjeç," njoftoi policia.
Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Foto ilustruese
