Pak metra larg Moskës/ Rusia shmang "katastrofën": Wanger ka pranuar marrëveshjen

Udhëheqësi i mercenarëve të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ka rënë dakord që “të ndalojë” lëvizjen e trupave të tij drejt kryeqytetit rus, raporton Reuters.

Agjencia e lajmeve thirret në një deklaratë që i atribuohet Zyrës së presidentit bjellorus.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bisedoi me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për situatën në Rusi.

“Ata, gjithashtu, pohuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas saj, presidenti dhe nënpresidentja Kamala Harris do të vazhdojnë të informohen gjatë ditës për zhvillimet në shtetin rus.