“GLASTONBURY 2023” Arctic Monkeys, çeli festivalin më të madh të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar

Grupi i rrokut Arctic Monkeys, çeli festivalin më të madh të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Glastonbury 2023.

Frontmeni Alex Turner, riktheu energjinë e hiteve të 2013-ës , me why'd You Only Call Me when You're High.

Ata gjithashtu interpretuan edhe këngët Crying Lightning, Fluorescent Adolescent dhe të tjerë pjesë e albumit të the Car.

Mbi 200 mijë njerëz zbritën në shesh, pranë fermës Somerset në natën e parë të festivalit.

Për herë të parë që nga viti 2017, në skenë u shfaqën grupi Foo Fighters, që ndezën turmën.

Pjesë e mbrëmjes ishin edhe Carly Rae Jepsen, Texas, Hozier, CHVRCHES, Hot Chip, Wizkid dhe Kelis.

Ndërsa në netët e ardhshme pritet të performojnë Elton John, Lizzo, Lil Nas X dhe Lewis Capaldi , Lana del Rey e shume legjenda të tjera të muzikës.

Forcat e rendit ishin në gatishmëri në të gjithë Somerset-in , ndërsa publiku e komentoi mbrëmjen si një natë të çmendur, por plot me emocione.

Po ashtu pjesë e programit ishin edhe improvizime me nota humori, që e bënë mbrëmjen edhe më argëtuese.