Rusia kërkon "përforcime", ushtarët çeçenë mbërrijnë në Rostov
Autoritetet ushtarake ruse janë në gatishmëri të lartë pas rebelimit të armatosur të grupit mercenar të Wagner.
Tashmë, trupat ruse janë ngritur në jugperëndim të Moskës, ndërsa në të njëjtën kohë, në video shfaqen ushtarë çeçenë, me pajisje të rënda ushtarake si tanke, duke u nisur drejt Rostovit .
Më herët kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, tha në kanalin e tij Telegram se ushtria çeçene dhe luftëtarët e gardës ruse janë nisur për në zonat e tensionit në Rusi. Kreu i Çeçenisë theksoi se rebelimi duhet të shtypet, duke rënë dakord plotësisht me atë që Putin tha në fjalimin e tij.
Kadyrov e përshkroi sjelljen e Prigozhin si një "thikë pas shpine" dhe u bëri thirrje ushtarëve rusë që të mos pranojnë asnjë "veprim provokues".
Në të njëjtën kohë, mediat ruse raportojnë se luftëtarët e Wagner po largohen nga terrenet e betejës në Afrikë dhe Siri për t'u bashkuar me Prigozhin. Në të njëjtën kohë, mercenarët kërcënojnë se janë vetëm 4 orë jashtë Moskës dhe se “beteja” mund të nisë edhe sonte.
⚡️A column of armored personnel carriers BTR-82A of the Chechen "Akhmat" near Rostov. pic.twitter.com/YdhhKeZwN7
— War Monitor (@WarMonitors) June 24, 2023
A military column of Kadyrov’s Chechen soldiers has just arrived to the Rostov region.
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 24, 2023
Looks like the battle between the Wagner Group and Kadyrov’s Chechens is about to start pic.twitter.com/jKLmm2LoSu

