Video/ “Beteja” në autostradë! Po shkonin drejt Moskës, helikopterët ushtarakë rusë sulmojnë autokolonën Wagner

Helikopterët ushtarakë rusë hapën zjarr ndaj kolonës mercenare “Wagner” që po lëvizte drejt Moskës në autostradën M4, raportojnë mediat e huaja.

Luftimet janë ndezur në autostradat jashtë Voronezhit, ndërsa forcat ushtarake ruse përpiqen, të bllokojnë përparimin e Wagnerit drejt kryeqytetit rus. Në videon e publikuar, rusët mund të shihen duke granatuar automjete ushtarake Wagner në autostradën M-4, e cila lidh kryeqytetin Moskë me rajonet e Rusisë jugore që kufizohen me Ukrainën.

Alexander Gusev, guvernator i rajonit Voronezh, të ketë thënë se ushtria ruse po kryen “operacione operative dhe luftarake” në zonë dhe se autostrada M4 është e bllokua.

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga Wagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim.