Planktonët “hanë” peshqit, mijëra mbushin bregun e një plazhi në Tajlandë
Ngrohja globale ka shkaktuar krijimin e një planktoni që ka shkaktuar ngordhjen e mijëra peshqve në Tajlandë. E njëjta situatë edhe në Kaliforni ku për shkak të algave helmuese delfinët dhe luanët e detit patën të njëjtin fat.
Ndryshimet klimatike kanë stimuluar krijimin e një planktoni që shkaktoi ngordhjen e mijëra peshqve të cilët deti i nxori në breg në një hapësirë prej 4 kilometra në plazhin e një province jugore në Tajlandë.
Përveç kësaj nivelet e ulëta të oksigjenit në ujë kanë përshkallëzuar gjithashtu situatën.
Në Kaliforninë Jugore, qindra delfinë dhe luanë deti patën të njëjtin fat për shkak të krijimit të algave toksike.
Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimi i klimës favorizojë gjithnjë e më shumë shtimin e tyre, pasi këto lloje të algave krijohen vetëm nga uji i ngrohtë.
Në të gjithë botën rritja e temperaturave të detit është një fenomen në rritje ndaj së cilës ekspertët shprehin shqetësimin.
Sa më të ngrohta të jenë oqeanet thonë ata aq më shumë ngrohet edhe planeti.
Ngrohtësia e sipërfaqeve detare rrisin nivelin e detit dhe e bëjnë oqeanin më pak efikas për thithjen e ndotjes nga ngrohja e planetit.
Më herët Organizata Botërore Meteorologjike ka thënë se ka rreth 80% mundësi që situata të përkeqësohet midis korrikut dhe shtatorit.
