Kryebashkiaku i Moskës: Situata është e vështirë, jemi në gatishmëri të lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2023, 18:27
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se situata në kryeqytetin rus “është e vështirë”.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që “të përmbahen nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur”.
“Shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë”, tha ai përmes një deklarate të shpërndarë në aplikacionin Telegram.
Mercenarët e Wagnerit raportohet se po lëvizin në veri nga rajonet qendrore të Rusisë, në drejtim të kryeqytetit.



