Çfarë po ndodh me orkat, instikti i çuditshëm për të sulmuar varkat shqetëson ekspertët

Ekspertët kanë regjistruar disa raste të sjelljeve të çuditshme të orkave të cilat sulmojnë varkat me udhëtarë.

Rasti i fundit është ai i ekipit të Ocean Race's i cili shijoi momente emocionuese por po ashtu edhe të frikshme.

Pamjet tregojnë orkat, të njohura gjithashtu si balenat vrasëse, duke i ardhur përreth  jahtit holandez, përpara se të niseshin me shpejtësi drejt tij, duke u përlasur dhe kafshuar timonin.

 "Ky ishte një moment i frikshëm," tha kapiteni i ekipit. “Tre orka erdhën drejt nesh dhe filluan të godasin timonët. Impresionuese ti shohësh, por edhe një moment i rrezikshëm për ne si ekip. Ne zbritëm velat dhe ngadalësuam varkën sa më shpejt që të ishte e mundur dhe për fat pas disa sulmeve ata u larguan", tha ai.

Edhe në Portugali u raportuan një ngjarje e ngjashme. Madje në ngushticën e Gjibraltarit janë regjistruar më shumë se 20 incidente vetëm në maj.

Në disa raste, varkat janë dëmtuar ndjeshëm. Po ashtu në fillim të kësaj jave, një orka  u përplas në mënyrë të përsëritur  në një jaht në Detin e Veriut jashtë Shetland, në incidentin e parë të tillë në ujërat veriore.