Matura 2023/ Nxënësit e shkollës “Hamdi Bushati” në Shkodër dhurojnë spektakël me makina të shtrenjta

Mbrëmja e maturës me kalimin e viteve është kthyer në një event me shumë peshë, ku të rinjtë shpenzojnë deri në detaje për të kaluar një mbrëmje magjike. 

Të rinjtë festojnë përfundimin e një cikli të shkollimit. Por kjo rëndon edhe xhepin e familjarëve.

Maturantët e shkollës “Hamdi Bushati” në Shkodër, janë kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale, pasi kanë bllokuar autostradën me makina luksoze.

Makinat luksoze kanë bllokuar një nga akset kryesore të qytetit, teksa lëshojnë tymues me ngjyrë.