Policia e Tiranës me dorë të hekurt për shoferët "rebelë", 8750 gjoba në një javë

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️Janë arrestuar dhe proceduar 24 shtetas për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

▫️ Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 8750 masa administrative.

▫️Janë vendosur 120 masa administrative, për xhama të errësuar.

▫️Janë vendosur 278 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara.

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

▫️Janë vendosur 596 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

▫️ 222 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

▫️ 2191 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

▫️Janë vendosur 210 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

▫️Janë vendosur 252 masa administrative, për parakalime të gabuara.

▫️ Janë bllokuar 19 automjete.