EKSKLUZIVE/ Nga raporti intim me Safet Gjicin në skandalin erotik në zyrën e shtetit. Ora News sjell dëshminë e vajzës në video

Alma K, vajza që shfaqet në moment intime me ish kryebashkiakun tashmë të Dorëhequr të Kukësit, Safet Gjici në zyrën e këtij të fundit ka rrëfyer ekskluzivisht për Ora News variantin e saj të historisë.

Në një komunikim me gazetarin Edison Vatnikaj ajo konfirmon se me kryebashkiakun e Kukësit ka qenë në një raport intim prej kohësh, ashtu sic edhe vetë Gjici shkruante në mesazhin e dorëheqjes nga posti i kryebashkiakut të Kukësit.

Alma K. mohon dyshimet se videopërgjimi i akteve seksuale në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit ka qenë i stisur ose që Ajo të jenë e nxitur nga persona të tjerë për të kryer filmimimin me qëllim Shantazhimin e Safet Gjicit.

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarimë para hetusve të policise apo Spak Alma nuk preferoi tu përgjigjëj por tha se ka pajtuar një juriste e cila po merret me te gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vete Alma është pjesë e dosjes.

Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishtë publikuar nga një person i tretë.

Në biseden me Ora News, vajza në videon e Safet Gjicit sic njihet tashmë gjerësisht pretendon se një pjesë e raportimeve për të janë të pavërtete. Ajo prano se është me origjinë nga Berati dhe ka nje femije, ndërsa burime thanë për Ora News se e reja shpesh herë ka qënë në dyert e komisariatit të policise së Durrësit për incidentete të ndryshmë.

Pas deklaratës së dorëheqjes për skandalin seksual në zyrën e Shtetit, Safet Gjici është zhdukur nga rrjetet sociale ndërsa është nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre.