Pushoni me libra në duar, ja çfarë duhet të lexojnë fëmijët gjatë pushimeve

Pushimet e verës janë periudhë e mirë për të lexuar. Sonila Musai dhe ekspertë ju sjellin disa sugjerime për fëmijët.

Këto ditë të nxehta të verës, ku dyert e shkollës janë mbylllur për fëmijët kanë nisur dhe pushimet. Ndaj librat një mundësi e mirë për të vegjëlit për tu zhytur në botën e aventurave.

Albert Gjoka doktor shkencash në fushën e studimeve letrare njëherësh menaxher i Bukinistit thotë se prindërit duhet tu japin fëmijëve libra për të lexuar gjatë pushimeve.

Sygjeron dhe disa nga librat për fëmijët.

"Libri i parë është "Pushimet e Çufos", i dyti është "Fantazma dhe plani 3+4" i Petro Markos, ata që do të shkojnë në rivierë besoj se mund të gjejnë shumë dhe nga historia reale në zonën e Djërmiut. "Kalamajtë e pallatit tim" është një tjetër rekomandim për lexuesit e vegjël. Vjershat fantastike "Kush e hëngri akulloren" të Tasim Gjokutaj, dhe ky mund të ishte një libër shumë i mirë gjatë verës.

Seria e Çapaçulit me 6 vëllime, "Aria hidh e prit" i Valbopna Bankës është libri më i mirë për Bukinist i 2022 në letërsinë për fëmijë. Dhe "Dordolëngu" i Rudina Çupit, dhe kjo është një autore shumë e mirë e letërsisë bashkëkohore për fëmijë. Unë kam përzgjedhur "Historia pa mbarim" e Majkëll End, "Djali me pizhama me vija" është një nga ato libra që besoj ëpr të gjithë vogëlushët do të ngjallë ndjenjën njerëzore për tjetrin. "Nevermur, sprovat e Morigana Krout është një nga ata libra që po konkuron denjësisht me Harry Poter. "Shkolla e mirësisë dhe ligësisë", ata që duan dhe fantashkencën dhe fantazinë pa limit, mendoj se "Fëmijët e fundit në Tokë" do të ishte një tjetër rekomandim," tha ai.

Për të librat duhet të jenë me histori të ndryshme kulturore që fëmijët të zhvillojnë trurin.