Makinat, në fokusin e hajdutëve/ Në 4 muaj 24 automjete të vjedhura, 119 vitin që lamë pas
Automjetet lukzose janë kthyer ne shënjester të hajdutëve ku në 4 muaj raportohen 24 denoncime të grabitjes të mjeteve. Policia është hasur me dy forma të vjedhjes e para kur grabitësit thyjnë xhamin e ndërsa e dyta kur fikin dhe bllokojnë sistemin elektrik të mjetit
Në këtë sezon veror fokusi i hajdutëve nuk janë vetëm banesat por edhe makinat e shtrenjta.
Kryesisht pre e vjedhjes bien emigrantet të cilët vijnë më pushime në vëndin tonë. Vetëm në 4 mujorin e parë të këtij vitit janë regjistruar 24 denocime për vjedhje automjetesh.
Dy format më të aplikueshme të grabitjës së mjetit janë duke thyer xhamin e shoferin sic shikohet në këto pamje të siguruara nga OraNews. Pasi thyhet xhami dallohen dy persona të cilët janë me maskë silikoni ku njëri futet ndez makinë dhe ikën.
Nga pamjet policia thote së janë profesionist pasi edhe gjithe veprimtaria e vjedhjes së mjetit nuk ka zgjaur më shumë se 30 sekonda.
E ndërsa forma e dytë është nëpërmjet bllokimit apo fikjes së sistemit elektronik të mjetit. Kryesisht në internet mund te gjesh lëhtësisht bllokues GPS të cilët shitën kundrejt shumave të ndryshme.
Sipas hetimeve të policisë së Tiranës, hajdutet e ndjekin gjithmone prene e tyre deri sa ata shfrytëzojnë ratin ku nuk ka kamera sigurie apo errësirë për të kryer grabitjen.
Range Rover mbetet një makinë e preferuar e hajdutëve për ta pasur të vetën. Kujtojmë ktu që një mjet i tille u vodh në Lezhe ku ishte në pronësi të një shtetasi kosovar dhe që më pasi u përdor në sulmin me armë ndaj një media.
Në vitin 2022 janë raportuar të vjedhura 119 automjete shumica prej tyre më vit prodhimin e vitee të fundit .E ndërsa në vitin 2021 janë denoncuar 67 raste.
