Shitësi i luleve/ 59 vjeçari nga Paskuqani çdo ditë në të njëjtin vend me lule nga kopshti i tij
Tomor Mujollari nga Paskuqani vjen çdo ditë në kryqytet për të shitur lule që a i merr nga baçja e tij. I pozicionuar në ish-stacionin e Trenit të kryqeytet 59 vjeçari thotë se lulet që ai shet janë shumë ekonomike ku një tufë me trëndafila ju mund ta gjeni me 20 lekë të vjetra.
Çdo mëngjes, Tomor Mujollari zgjohet herët përzgjedh në kopshtin e tij me kujdes lulet më të bukura e niset në drejtim të kryeqytetit.
Banesën e ka në Paskuqani nga ku niset prej vitesh drejt ish stacionin e trenit, qetësinë mes zhurmave të makinave e gjen tek lulet
Në mes të qytetit ai krijon magji me ngjyra dhe aromë të freskët. 59 vjeçari nuk është vetëm shitës por një këshilltar i rritjes së tyre, duke ndarë informacione të vlefshme.
"Kjo qëndron rreth një vit siç është kështu, e vendos në qyp ose ku do ta vendosësh dhe qëndron kështu. Një tufë kushton 20 lekë. Trëndafila kemi me aromë, pa aromë. Këta jetojnë 10-15 ditë. Jo më shumë se janë lule të prera," tha ai.

Ka 20 vite që e merret me këtë punë e thotë se ka klientët e tij
"Mbi 20 vjet që shes trëndafila dhe lule. Përpara i shisja me kovë nëpër lokale. Pastaj u përqëndruam për të qëndruar në një vend. Kemi klientë të rregullt, ka që janë doktoresha, në zyra të ndryshme, kurse të tjerët janë rastësisht," tha ai.

Buqetat e tij nuk janë të shtrenjta.
"Nëse një trëndafil me aromë këtu e merr me 20 lekë, në dyqan mund ta marrësh 200 lekë," tha ai.
Shpesh ka dyqane që shkojnë dhe marrin tek ai.
"Ka dhe dyqane që bëjnë porosi kur kanë, por jo shumë," tha ai.
Tomori thotë se lulet janë simboli i dashurisë e ndaj shumë vijnë për ti blerë e për të gëzuar të dashurit të tyre.
