Skandali i se**it në zyrën e shtetit, Vasili: Gjici, një shëmtirë politike dhe morale e kësaj mazhorance

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një intervistë për “Ora News”, dhënë moderatores Beti Njuma teksa komentoi rastin e video-skandalit të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, që e çoi në ndjekje penale dhe shkarkim nga ana e Qeverisë, deklaroi se ky është një standard i kësaj mazhorance që qeveris vendin.

“SPAK është i detyruar të lëvizë, sepse ngjarja ka marrë dhenë dhe është shumë e neveritshme si ngjarje.

Nuk është e para, pasi është një rast i përsëritur mes rilindësish, por që SPAK-ut mes një mali me punë për të ndëshkuar korrupsionin.

Fatkeqësisht dimensioni i kësaj mazhorance është korrupsioni financiar, shtetëror, por dhe korrupsioni moral.

Mjerisht është një mazhorancë që demonstron asnjë aspekt pozitiv në asnjë lloj pikëpamjeje.

Të gjitha mazhorancat kanë pasur momentet e këqija të tyre, gabimet, arritjet etj, por është e jashtëzakonshme një mazhorancë e tillë e cila nxin në çfarëdo pikëpamje.

Kjo është një shëmtirë politike dhe morale. Por nga ana tjetër është një shëmtirë shkatërrimtare nga pikëpamja e ekonomisë dhe komuniteteve vendore që këta drejtojnë.

Sepse kemi një numër të madh kryebashkiakësh që i kanë falimentuar bashkitë e tyre”, u shpreh ndër të tjera nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.